Shkolla e mesme e lartë profesionale

“ANDREA DURRSAKU” KAMENICË – MUNDËSIA JUAJ !

 

7281_10201229674281832_97840895_n

Tashme nxenesit qe perfundojne arsimin 9-vjecar kane nje mundesi reale per te qene pjese e tregut te punes nepermjet arsimit profesional. Nga 8 korriku çel dyert e saj shkolla e mesme e lartë profesionale “Andrea Durrsaku” në Komunën e Kamenicës. Ato të cilët do të ndjekin studimet në këtë shkollë, do të kënë mundësi të vazhdojnë studimet në nivelet X,XI,XII në një prej profileve të drejtimeve mësimore që kjo shkolle ofron në arsimin profesional. Në fund fitoni “Maturën Profesionale” me mundësi për vazhdimin e studimeve universitare.Pra, për sa kohë ju mbaroni në mënyrë të plotë dhe cilësore shkollën profesionale,dyert e universitetit janë të hapura edhe për ju.

Arsimi profesional jep shanse të barabarta për të gjithë, njëlloj si për nxënësit që mbarojnë gjimnazin. Kjo shkolle ofron nje shumellojshmeri zgjedhje ne disa prej degeve qe ofron duke nisur qe nga me profilet,:Informatika, Kimia, Komunikacioni,Ekonomia , Administrata, Arkitektura ,Makineria
Eshte koha qe te gjithe te jemi pjese e zhvillimit te arsimit profesional. Te gjithe kane hapesire te jene pjese e kesaj shkolle e cila tashme ka marre edhe statusin “SHKOLLË E MESME E LARTË PROFESIONALE” nga MASHT.
Shkolla e mesme e lartë profesionale “Andrea Durrsaku” Kamenicë mendon për ty. Kape shansin!
Shkolla e mesme e lartë profesionale “Andrea Durrsaku ” Kamenicë , një mundësi e madhe për tregun e punës, jo vetëm në Kosovë por edhe në botë.
Me nje mision te qarte, ne drejtim te dijes dhe zhvillimit te arsimit, Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale “Andrea Durrsaku” ne Kamenicë , ofron nje edukim cilësor dhe të qëndrueshëm të nxënësve sipas standardeve evropiane, t’i pajisë ata me njohuri të larta profesionale, për tu bërë qytetarë që kontribuojnë në zhvillimin e pandërprerë të shoqërisë.
Kjo shkolle ka nje mision, të përgatisë kuadro e hulumtues të pajisur me dituri, etikë, racionalitet, kreativitet dhe prodhimtari të lartë, të cilët të përqafojnë përgjegjësitë e tyre sociale dhe të ecin me hapin e zhvillimeve të fundit në vend dhe në botë; të hartojnë dhe realizojnë projekte për të zgjidhur problemet lokale e universale; të kontribuojnë në shkencën shqiptare dhe atë botërore me veprimtari kërkimore e shkencore autentike; t’u përgjigjen nevojave të shoqërisë me besueshmërinë, shpejtësinë dhe standardet më të larta.
Shkolla e mesme e lartë profesionale “Andrea Durrsaku ” Kamenicë duhet të shërbejë si një vitrinë, në dispozicion të secilit që ka nevojë për një projekt personal për t’u ngritur në karrierë, në nivel social – kulturor dhe ekonomik, duke vendosur si vlerë të shtuar te vetvetja, investimin e tij dhe atë të dijes për t’u kualifikuar profesionalisht, për t’u shkolluar, dhe për t’u përgatitur për të hyrë me dinjitet në tregun e punës me vetëbesim dhe dije.
Shkolla e mesme e lartë profesionale “Andrea Durrsaku” mundëson zhvillimin e standardeve të larta profesionale. Shkolla jonë ka si qëllim një përparim të dukshëm në proçesin e edukimit duke inkurajuar:
Zhvillimin e kompetencave në fusha të ndryshme .
Bashkëveprimi i ngushtë mësues – prindër – nxënës ndihmon në përcaktimin e synimit, aftësive dhe opsioneve për të ardhmen. Programet tona të modeluara sipas eksperiencës së përparuar evropiano u ofrojnë nxënësve mundësi për t’u thelluar në studime të mëtejshme.
Ju mund të pyesni:
A është Shkolla e mesme e lartë profesionale “Andrea Durrsaku ” Kamenicë zgjidhja e duhur
për të ardhmen time?
• Po, sepse të jep mundësinë të thellosh njohuritë dhe aftësitë në profesionin e
përzgjedhur.
• Të kualifikon dhe të bën të gatshëm e konkurrues për tregun e punës.
• Të jep qartësi, siguri dhe cilësi për të ardhmen tënde në punë.
• Nëpërmjet aftësive dhe kompetencave të fituara përgatitesh si një qytetar i denjë për
shoqërinë e sotme evropiane, pjesë e së cilës është edhe shoqëria shqiptare.
• Ofertat e Shkolla e mesme e lartë profesionale “Andrea Durrsaku ” Kamenicë janë në përputhje me kërkesat e tregut të punës, i cili ka nevojë për specialistë të fushës
Pse është cilësore Shkolla e mesme e lartë profesionale “Andrea Durrsaku ” Kamenicë ? Ja arsyet:
• Është cilësore, sepse ofron profesionalizëm në teori dhe mundësi në praktikë.
• Shkolla e mesme e lartë profesionale “Andrea Durrsaku ” Kamenicë të certifikon për kualifikimin që merr.
• Infrastruktura e Shkolles se mesme profesionale “Andrea Durrsaku ” Kamenicë është përgjithësisht mjaft cilësore.
• Teknologjia dhe mjetet me të cilat punohet i përgjigjen tregut të sotëm të punës.
• Modulet dhe kurrikulat e aplikuara në shkollën e mesme të lartë profesionale “Andrea Durrsaku ” Kamenicë janë të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës dhe janë të mbështetura në praktikat, sugjerimet dhe shembujt evropianë.
• Çertifikata e lëshuar ka vlerë, si në tregun e punës për vendin tonë, ashtu dhe jashtë vendit.
• Praktikat profesionale realizohen edhe në biznese duke mundësuar njohjen me teknologjitë
më të avancuara të kohës, si ushtrimin e aftësive praktike të fituara në shkollë.
• Lehtëson studimet në fakultetet e lartëpërmendura ,sepse nga njohuritë e marra ju do të jeni një hap para moshatarëve të tu në shumicën e drejtimeve .
Objektivat tona jane te qarta, te aplikojme moton “përsosmëri në edukim” duke inkurajuar nxënësit të jenë të shkëlqyer në çdo aktivitet edukativ.Të inkurajojë zhvillimin profesional të mësimdhënies dhe të stafit të saj, për të patur një ndërthurje të përgatitjes akademike me atë profesionale.Të formojë nxënës me personalitet të veçantë, që marrin përgjegjësi personale, kanë aftësi komunikuese, drejtuese, krijuese, mendim kritik, janë të ndershëm dhe të hapur për prurjet e reja.Të kultivojë tek nxënësit vlerësimin për familjen, komunitetin dhe rolin e tyre në proçesin edukativ.Të forcojë burimet dhe shërbimet për të siguruar një mjedis stimulues që ndikon në formimin kulturor dhe në rritjen e vazhdueshme të nivelit profesional të nxënësve tanë.
Shkolla e mesme e lartë profesionale ““Andrea Durrsaku ” Kamenicë mendon për ty. Kape shansin!
www.shmlp-adurrsaku.com

HTML Snippets Powered By : XYZScripts.com